Thursday, May 23, 2013

Shtatëzania - Promo për Klubin e mëngjesit

Kjo  eshte historia e Endrit, qe perjeton nje surprize te forte, pastaj nje tjeter, akoma me te forte. Idea e spotit eshte te eksploroje natyren qesharake te situates ku Endri me shume emocionohet ngaqe e dashura degjon programin e tij te preferuar (njesoj si ai) ne vend qe te perjetoje lajmin e shtatezanise se saj.

Friday, May 17, 2013

Spoti Radiofonik - Rripi i Sigurmit

Ky eshte spoti qe pergatitem per nje fushate ndergjegjesimi ne lidhje me rendesine e rripit te sigurmit. Spoit, sic do te vini re, eshte shume "esëll" per nga natyra dhe teper grafik. Kemi zgjedhur ta bejme te veshtire per tu degjuar pasi duam qe te kete nje ndikim te forte tek te rinjte qe pergatiten per mbremjen e matures. Donim qe spoti te ngjallte frike pasi ceshtja eshte shume serioze. Nje spot me humor, druajme se do te binte ndesh me mesazhin qe duam te japim, i cili nuk ka asgje per te qeshur.

Thursday, May 2, 2013

Pse te reklamojme ne Radio?


Numrat: Nga viti në vit, shqiptarët kalojnë më shumë kohë në makinat e tyre. – Çdo automjet është i pajisur me radio. - 96% e njerëzve që ngasin makina, dëgjojnë radion teksa udhëtojnë. - Sipas censusit INRIX, një person kalon mesatarisht 50 minuta në ditë në makinë. – Radio është media e preferuar midis ores 7:00 dhe 18:00. – Audienca e radios vazhdon të rritet çdo vit, jo vetëm në makina por edhe në zyra tashmë që radio transmeton në internet. - 43% e të anketuarve thonë se nuk e ndërrojnë stacionin e radios asnjëherë. 

Personalitet dhe Profesionizëm: Si medium që nuk mbështetet tek imazhi, dritat apo prodhimet hollivudiane, një radio e merr vlerën nga  njerëzit që e përfaqësojnë me zërat dhe personalitetet e tyre. Marrëdhënia që dëgjuesi i rregullt krijon me personazhet radiofonikë është më intim se në media të tjera pasi profesionistët e vërtetë në radio dinë të ndajnë nga jeta e tyre me dëgjuesit ashtu si në vanitetin televiziv nuk mund të ndodhë.

Një mik: Shumë nga dëgjuesit e Club FM e përshkruajnë stacionin tonë si "një mik" që i mban shoqëri. Sipas studimeve, besimi që dëgjuesit kanë ndaj Radios dhe informacionit që marrin prej saj është më i thellë se në media të tjera.

Mbulim: Rreth 80% e popullsisë dëgjon radion të paktën një herë në javë, dhe këta janë kryesisht njerëz mbi moshën 15 vjeçare. Radio Club FM mbulon me sinjal FM rreth 85% të popullsisë së vendit.

Ndërveprim: Temat e diskutimit, lojrat, quizet dhe të tjera gara radiofonike e bëjnë Radion një forum të madh ku dëgjuesit dhe drejtuesit e programeve ndërveprojnë dhe bashkëbisedojnë gjithë kohës. Ky angazhim kaq direkt i audiencës është i mundur vetëm përmes radios.

Garanci: Për shkak se radiot, në krahasim me TV dhe shtypin e shkruar, janë më larg politikës dhe lidhjeve të biznesit, lajmet e marra në radio perceptohen nga publiku si më të paanshme dhe objektive, e njëjta gjë vlen edhe për mesazhet promocionale. Personazhet tanë radiofonikë gëzojnë respektin e dëgjuesve të rregullt dhe shërbimet apo produktet e prezantuar nga këta personalitete përfitojnë nga ky respekt kur marrin mbështetjen publike të drejtuesve radiofonikë.

Emocion: Besimi tek radio, ndryshe nga mediat e tjera është edhe racional, por edhe emocional. Dëgjuesi vjen tek radio për t'i përmbushur të dyja këto nevoja, në kohë të ndyrshme të ditës dhe në varësi të mënyrës se si dëgjon radion.

Besnikëri: Dëgjuesit e radios kalojnë mesatarisht 8 orë dëgjimi në javë.