Thursday, May 23, 2013

Shtatëzania - Promo për Klubin e mëngjesit

Kjo  eshte historia e Endrit, qe perjeton nje surprize te forte, pastaj nje tjeter, akoma me te forte. Idea e spotit eshte te eksploroje natyren qesharake te situates ku Endri me shume emocionohet ngaqe e dashura degjon programin e tij te preferuar (njesoj si ai) ne vend qe te perjetoje lajmin e shtatezanise se saj.

Friday, May 17, 2013

Spoti Radiofonik - Rripi i Sigurmit

Ky eshte spoti qe pergatitem per nje fushate ndergjegjesimi ne lidhje me rendesine e rripit te sigurmit. Spoit, sic do te vini re, eshte shume "esëll" per nga natyra dhe teper grafik. Kemi zgjedhur ta bejme te veshtire per tu degjuar pasi duam qe te kete nje ndikim te forte tek te rinjte qe pergatiten per mbremjen e matures. Donim qe spoti te ngjallte frike pasi ceshtja eshte shume serioze. Nje spot me humor, druajme se do te binte ndesh me mesazhin qe duam te japim, i cili nuk ka asgje per te qeshur.

Thursday, May 2, 2013

Pse te reklamojme ne Radio?


Numrat: Nga viti në vit, shqiptarët kalojnë më shumë kohë në makinat e tyre. – Çdo automjet është i pajisur me radio. - 96% e njerëzve që ngasin makina, dëgjojnë radion teksa udhëtojnë. - Sipas censusit INRIX, një person kalon mesatarisht 50 minuta në ditë në makinë. – Radio është media e preferuar midis ores 7:00 dhe 18:00. – Audienca e radios vazhdon të rritet çdo vit, jo vetëm në makina por edhe në zyra tashmë që radio transmeton në internet. - 43% e të anketuarve thonë se nuk e ndërrojnë stacionin e radios asnjëherë. 

Personalitet dhe Profesionizëm: Si medium që nuk mbështetet tek imazhi, dritat apo prodhimet hollivudiane, një radio e merr vlerën nga  njerëzit që e përfaqësojnë me zërat dhe personalitetet e tyre. Marrëdhënia që dëgjuesi i rregullt krijon me personazhet radiofonikë është më intim se në media të tjera pasi profesionistët e vërtetë në radio dinë të ndajnë nga jeta e tyre me dëgjuesit ashtu si në vanitetin televiziv nuk mund të ndodhë.

Një mik: Shumë nga dëgjuesit e Club FM e përshkruajnë stacionin tonë si "një mik" që i mban shoqëri. Sipas studimeve, besimi që dëgjuesit kanë ndaj Radios dhe informacionit që marrin prej saj është më i thellë se në media të tjera.

Mbulim: Rreth 80% e popullsisë dëgjon radion të paktën një herë në javë, dhe këta janë kryesisht njerëz mbi moshën 15 vjeçare. Radio Club FM mbulon me sinjal FM rreth 85% të popullsisë së vendit.

Ndërveprim: Temat e diskutimit, lojrat, quizet dhe të tjera gara radiofonike e bëjnë Radion një forum të madh ku dëgjuesit dhe drejtuesit e programeve ndërveprojnë dhe bashkëbisedojnë gjithë kohës. Ky angazhim kaq direkt i audiencës është i mundur vetëm përmes radios.

Garanci: Për shkak se radiot, në krahasim me TV dhe shtypin e shkruar, janë më larg politikës dhe lidhjeve të biznesit, lajmet e marra në radio perceptohen nga publiku si më të paanshme dhe objektive, e njëjta gjë vlen edhe për mesazhet promocionale. Personazhet tanë radiofonikë gëzojnë respektin e dëgjuesve të rregullt dhe shërbimet apo produktet e prezantuar nga këta personalitete përfitojnë nga ky respekt kur marrin mbështetjen publike të drejtuesve radiofonikë.

Emocion: Besimi tek radio, ndryshe nga mediat e tjera është edhe racional, por edhe emocional. Dëgjuesi vjen tek radio për t'i përmbushur të dyja këto nevoja, në kohë të ndyrshme të ditës dhe në varësi të mënyrës se si dëgjon radion.

Besnikëri: Dëgjuesit e radios kalojnë mesatarisht 8 orë dëgjimi në javë.

Sunday, April 28, 2013

Rikthehen bebet e Evian, dhe jane fantastike

Bebet e ujit francez Evian u prezantuan per here te pare ne vitin 1998. Bebet e ujit dhe bebet me patina ishin disa nga reklamat me te para te viteve 2000. Tani Evian i rikthehet temes se bebeve, me nje qasje shume te fresket dhe origjinale. "BABY AND ME", eshte Spoti i dites.


Cfare do te degjoje klienti? Dhe cfare thote spoti yt?

Njeri nga gabimet qe ndodh me shpesh ne Radio marketing eshte perpjekja per t'i treguar degjuesit GJITHCKA per kompanine reklamuese ne 30 sekonda. Shume shpesh, degjoj ne radio lista me cilesi te kompanise. Spoti i zakonshem ne radiot ne Shqiperi nuk tenton te komunikoje me degjuesin ne nje menyre njerzore, as te krijoje nje raport personal me te, por tingellon njesoj si tellalli i dikurshem do te tingellonte sot, nese do te merrej me radiomarketing.

Nje spot i mire nuk merret me cilesite e kompanise reklamuese por me nevojat e degjuesit. Por ne radiot tona degjojme me shume spote qe ne pak fjale "MBURRIN REKLAMUESIN" dhe nuk i thone asgje publikut. Spote te tille mund te kenaqin sedren e nje menaxheri diku, por nuk do te kene asnje efekt mbi degjuesin.

Ja nje shembull:

"Kompania jone, me 20 vjet eksperience ne tregun shqiptar, importon dhe tregeton standardin me te larte te teknologjine se shtrydhesve te frutave ne Bote, duke permbushur standarded ISO te Bashkimit Europian..."

Ky eshte nje spot radiofonik 30 sekondesh per Shtydhes frutash. Dhe degjuesi i radios degjon fjale kyce si "Teknologji, eksperience, import, standard, ISO, BE, treg, shtrydhese," Por nuk degjon "Fruta, Leng, Shendet, Bio, Shije, Jete." Imagjinoni nje familje qe e degjon kete spot ne makine. A mendoni se do i ngrene zerin kasetofonit kur te nise reklama?

Spoti i nje produkti si shtrydhesi i frutave duhet te fokusohet tek shperblimi i vertete i nje produktit te tille. Pse e blejme nje shtrydhes? Per te aderuar ne Bashkimin Europian, apo qe te pajisemi me teknologjine e fundit? Asnjera nga keto. E blejme qe te shtrydhim fruta te fresketa, te pijme leng te shijshem dhe te jetojme shendetshem.

Por ai qe e shkroi kete spot, nuk mendon per arsyet pse hahet, apo shtrydhet nje frut, por ka per qellim si e si te mburret per aritjet e kompanise ne keto 20 vjet. Por kujt i hyn ne pune? 30 sekondat radiofonike jane cuar dem pasi ky mesazh, kaq i ngurte, kaq i perqendruar ne vetevete, harron te komunikoje dicka me degjuesin, dhe behet pjese e zhurmes qe vjen nga radio, pa i cuar asnje vlere atij qe pagoi per ta krijuar, prodhuar dhe transmetuar.

Ne nuk duam te dime per vitet tuaja ne import-eksport, dhe as e dime se cfare eshte ISO 2000. Ne duam te jetojme 100 vjet duke pire lengje te fresket. Ke ndonje gje per te na thene mbi kete?

Uau! Ja tek eshte...

Ky eshte nje blog i ri, kushtuar marketingut, mbi te gjitha marketingut radiofonik dhe prodhimeve audio qe kane efekt mbi publikun dhe percjellin mesazhin qarte dhe pa sorrollatje te kota. Ky blog lind si nevoje e krijimit te nje komunikimi me personat, atje jashte, qe merren me krijimin dhe prodhimin e reklamave audiovizive, te cilet kerkojne qe permes punes, pervojes dhe vezhgimeve te kujdesshme te ngrejne kreativitetin dhe procesin shkencor te kesaj pune ne parametrat bashkekohore.

E verteta eshte se ka ne tregun e sotem ka shume reklama radiofonike dhe televizive qe nuk arrijne te percjellin tek publiku mesazhin, dhe per rrjedhoje jane para te hedhura dem nga klienti. Raste te tille do t'i trajtojme ne kete blog here pas here, ne kritika konstruktive qe ekspozojne praktikat e gabuara qe perdoren sot gjeresisht nga agjentet qe prodhojne publicitet radio-televiziv.